Presidenti Ademi: Lisian Thaçi i bashkohet Bayern Munichut, një tjetër sukses për talentët kosovarë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar talentin e ri kosovar, Lisian Thaçi, i cili është bërë pjesë e FC Bayern Munich, duke e cilësuar këtë si dëshmi të punës së mirë që po bëhet në zhvillimin e futbollistëve të rinj në Kosovë, shkruan Scanner.

Sipas Ademit, puna dhe talenti gjithmonë shpërblehen, ndërsa interesimi i klubeve të mëdha evropiane për futbollistët kosovarë është rezultat i investimit të vazhdueshëm në gjeneratat e reja.

Ai theksoi se Bayern Munich edhe më herët ka zhvilluar futbollistë me origjinë nga Kosova, si Erblin Osmani dhe Ylli Gashi, ndërsa tani kësaj rruge i bashkohet edhe Lisian Thaçi.
Ademi i uroi suksese anëtarit të Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja në këtë hap të rëndësishëm të karrierës, duke përgëzuar njëkohësisht Shkollën e Futbollit Peja dhe trajnerët që kanë kontribuar në formimin e tij.
Në fund, ai ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të punës dhe besimit në zhvillimin e talenteve të reja të futbollit kosovar.

Postimi i plotê:

Suksese Lisian Thaçi 👏

Talenti, por edhe puna e mirë, gjithmonë shpërblehen. Kjo po dëshmohet edhe në Kosovë, ku puna e vazhdueshme në zhvillimin e futbollistëve të rinj ka bërë që klubet e mëdha evropiane të vijnë me kampe të ndryshme, ndërsa skautët dhe trajnerët e tyre të jenë vazhdimisht në kërkim të talenteve të reja.

Një prej këtyre shembujve është Lisian Thaçi, i cili tashmë është pjesë e FC Bayern Munich dhe do të vazhdojë zhvillimin e tij në një prej programeve më prestigjioze të klubit bavarez.

Bayern-i edhe më herët ka vlerësuar dhe zhvilluar talente me origjinë nga Kosova si Erblin Osmani dhe Ylli Gashi, ndërsa tash radha është e Lisianit.

I uroj shumë suksese anëtarit të Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm.

I lumtë Shkollës së Futbollit Peja dhe të gjithë trajnerëve që kanë kontribuar në formimin e tij.

Vazhdojmë me punë e besim në gjeneratat e reja.⚽️🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit