Presidenti Ademi: Fitore e madhe e Dardaneve, hap drejt Ligës B

- Advertisement -

Agim Ademi ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës për fitoren e rëndësishme ndaj Bullgarisë (2:1), në kuadër të Ligës C të kualifikimeve për Botërorin 2027.
Ai theksoi se “Dardanet” vazhdojnë shkëlqimin, duke regjistruar një tjetër triumf me përmbysje në Stadiumi Fadil Vokrri, shkruan Scanner.

Sipas Ademit, goli në frymën e fundit nga kapitenja Erëleta Memeti vulosi një fitore të merituar, ndërsa Blerta Smaili hapi rrugën e rikthimit duke barazuar rezultatin.
Ai vlerësoi karakterin, shpirtin garues dhe vendosmërinë e lojtareve, duke theksuar se kjo fitore është një hap i rëndësishëm drejt objektivit për promovim në Ligën B.

Në fund, Ademi përgëzoi ekipin dhe stafin teknik për përkushtimin dhe profesionalizmin, duke i inkurajuar të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Postimi i plotê:

Urime fitorja Dardane! 🎉⚽️🇽🇰👏👏

Kombëtarja e Kosovës vazhdon shkëlqimin në Ligën C të kualifikimeve për Botërorin 2027, duke regjistruar një tjetër fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, sërish me përmbysje të rezultatit ndaj Bullgarisë (2:1).

 

Goli në frymën e fundit shijon gjithmonë më shumë dhe kështu ndodhi edhe sonte, kur kapitenja Erëleta Memeti realizoi në momentet vendimtare për të vulosur fitoren. Më herët, rrugën drejt përmbysjes e hapi Blerta Smaili, duke rikthyer besimin dhe energjinë në ekip.

 

Vashat tona treguan karakter të jashtëzakonshëm, shpirt gare dhe vendosmëri për të mos u dorëzuar deri në sekondat e fundit.

 

Kjo fitore është një tjetër hap i rëndësishëm drejt objektivit për promovim në Ligën B.

 

Përgëzime për lojtaret dhe stafin teknik për përkushtimin dhe profesionalizmin!

 

Vazhdoni kështu me zemër e besim për Kosovën! 🇽🇰

 

#MeFutbollinPërKosovën ⚽️🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit