16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Foda mbajnë takim me përzgjedhësit e përfaqësueseve të grupmoshave

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda, bashkë me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, kanë takuar sot trajnerët e grupmoshave të ekipeve përfaqësuese, duke filluar nga ekipi U-15 deri tek ekipi U-21.

Në këtë takim, përzgjedhësi Foda dhe presidenti Ademi kanë folur para trajnerëve për vizionin e Federatës së Futbollit të Kosovës për zhvillimin e ekipeve përfaqësuese si dhe rolin e Federatës në këtë rrugëtim.

Më pas përzgjedhësi Foda ka njoftuar trajnerët me mënyrën e tij të punës me ekipin “A”, duke dhënë detaje të formës së punës që mund të implementohen edhe nga ekipet e grupmoshave.

“Foda ka kërkuar nga trajnerët e grupmoshave që të bëhet identifikimi sa më i hershëm i futbollistëve me potencial të lartë dhe të punohet sa më shumë me ta, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për të qenë pjesë e Përfaqësueses A. Ndërsa presidenti Ademi ka premtuar përkrahjen maksimale nga ana e Federatës që shtabet teknike të të gjitha grupmoshave, të kenë mundësi për të implementuar idetë e tyre për zhvillimin e ekipeve përfaqësuese”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit