15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Presidenca ende pa kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve në veri

- Advertisement -
Zyra e Presidentës së Kosovën bën të ditur se ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Bekim Kupina, këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, për Klankosova.tv thotë se vlerësimi për shtyrjen e datës i takon institucioneve të Kosovës në bazë të kritereve specifike.

“Vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve i takon institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të kritereve specifike. Sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja”.

Kupina, mes tjerash, bën të ditur se janë në kontakt ndërinstitucional në rast se vjen ndonjë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftoj subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin” tha Kupina për Klankosova.tv.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit