Me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është ratifikuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Amendamenti i Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Prezantimin e këtij projektligji e prezantoi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ai tha se ky amendament i ndjek të njëjtat procedura, veçse ka një ndryshim të marrëveshjes së bankës.
“Kemi ndryshimin e dy neneve”, tha ai.
Krahas këtij projektligji, në rend dite ishte edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023.
Raportin vjetor e prezantoi Zanita Halimi nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore tha se raporti i trashëgimisë kulturore për vitin 2023 ka funksionuar me një buxhet të vogël.
“Si agjencion i pavarur për vitin 2023 nuk kemi një buxhet të madh, që ndahet në tri pika, kemi shpenzuar 83 për qind të buxhetit për vitin 2023. Jemi duke punuar të trashëgimia shpirtërore”, tha ajo.
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Enver Haliti shtroi pyetjen se cilat janë kërkesat e tyre sa i përket investimeve kapitale.
“Keni kërkuar investime kapitale, në vitin 2023 keni thënë se keni mungesë çka më saktësisht”, tha Haliti.
Halimi duke iu përgjigjur deputetit Haliti tha se nuk kanë pasur buxhet për investime kapitale dhe për muze që të japin kontribut si Këshill. Ajo ka thënë se nuk kanë staf të mjaftueshëm.
Është diskutuar edhe për zhvillimet Mitrovicë të Veriut që u konsiderua e mangët.
Premtim Malaj nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka thënë se veriut në Mitrovicë ka mbetur më së keqi pasi sipas tij nuk kanë arritur ta finalizojnë hartën arkeologjike të Mitrovicës.
“Sa i përket veriut në Mitrovicë, është mbet më së keqi nuk kemi arrit ende me e finalizu hartën arkeologjike të Mitrovicës. Dubovci në Vushtrri ka pas hulumtime vetëm para lufte, nuk është se kemi bë diçka më shumë për shkak të kushteve që kemi”, tha Premtim Malaj nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.