Ish-ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se pozicioni i Kosovës në politikën e jashtme është përkeqësuar gjatë mandatit të dytë të qeverisë Kurti.
Ajo në emisionin “Info Magazine”, tha se nuk ka pasur ndryshime domethënëse në këtë drejtim dhe se zhvillimet e fundit tregojnë një gjendje të pandryshuar.
“Unë po i referohem mandatit të dytë të kësaj qeverie që asgjë nuk ka ndryshuar, sepse të tërhiqet paralele me vetëm një vit mendoj se është kohë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë të rrethanave dhe situatës të cilën jemi duke e jetuar, që fare nuk është ndryshuar pozicioni, për të thënë të vërtetën, pozicioni i Kosovës ka degraduar në politikën e jashtme, ashtu siç po e shohim ku jemi brenda”, tha Ahmetaj.






