26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Portugalia, nëntë ndeshje dhe nëntë fitore në kualifikimet e Euro 2024

- Advertisement -

Portugalia është skuadra që i ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tash në fushatën kualifikuese për Euro 2024. 

Skuadra e trajnerit Roberto Martinez sonte kur e ka mposhtur si mysafir Lihtenshtajnin ka realizuar edhe fitoren e nëntë.

“Brazilainët e Evropës” kanë fituar me rezultat 0-2.
Ronaldo (47′) dhe Cancelo (57′) kanë shënuar për fitoren portugeze, e cila tashmë ka bërë njëzet e shtatë pikë.

Fitorja e Portugalisë do të mund të ishte edhe më e thellë sikur VAR të mos i anulonte një gol Ramosit në dhjetëminutëshin e fundit të ndeshjes.

Në ndeshjet e tjera të Grupit J, Sllovakia ka mposhtur Islandën me rezultat 4-2 e edhe Luskemburgu Bosnë e Hercegovinën me rezultat 4-1.

No description available.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit