Asllani pajtohet me barazimin ndaj Izraelit: Të dyja patëm shanset tona

- Advertisement -

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është pajtuar me rezultatin e barabartë 0-0 me Izraelin në Ligën e Kombeve bazuar në rrjedhën e lojës.

Ai tha se e kanë mentalitetin gjithmonë për të fituar por se në futboll “nuk është gjithmonë aq lehtë”.

“Besoj që në fund me e kqyrë rezultatin 0-0 është okej, na i kemi pasë do shansa edhe në anën tjetër Izraeli i ka pasë do shansa”, ka thënë Asllani për Klan Kosovën.

“Dy ekipet kanë mujtë me shënu gol, u kanë lojë 50-50, kështu që kemi me e bo një recovery të mirë edhe me qenë të gatshëm për të dielën”.

Të ngjashme

Të fundit