Portugalia ka shënuar një fitore prej 2-4 ndaj Danimarkës, në Ligën A të Kombeve.
Joao Cancelo kaloi portugezët në epërsi në minutën e 13-të, por Mikkel Damsgaard barazoi vetëm dhjetë minuta më vonë.
Goncalo Ramos riktheu epërsinë për Portugalinë në minutën e 25-të, ndërsa Rasmus Hojlund barazoi sërish në të 53-tën.
Në minutën e 67-të, Vitinha shënoi për 3-2 pas një aksioni të bukur të portugezëve.
Ndërkaq, Joao Felix vulosi fitoren në minutën e 87-të, duke shënuar për 4-2.
Kësisoj, Portugalia është e para në grupin 4 me nëntë pikë, pesë më shumë se danezët e dytë.






