Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

- Advertisement -

Fanella me numrin 7, e cila për më shumë se dy dekada ishte simbol i Cristiano Ronaldos te kombëtarja e Portugalisë, nuk do të tërhiqet përfundimisht pas largimit të yllit portugez.

Pavarësisht historisë së jashtëzakonshme që ky numër ka krijuar me Ronaldon, rregulloret e FIFA-s nuk lejojnë që kombëtaret e meshkujve t’i tërheqin përgjithmonë numrat e fanellave, pavarësisht trashëgimisë së futbollistëve që i kanë mbajtur.

Në fakt, numri 7 tashmë ka nisur një kapitull të ri edhe pa CR7. Gjatë grumbullimit të fundit të Portugalisë, këtë fanellë e veshi Rafael Leao, ndërsa në të kaluarën, në mungesë të Ronaldos, e kanë mbajtur edhe Nani, Ricardo Quaresma, Bruma dhe Andre Silva.

Edhe rregulloret e UEFA-s kërkojnë që numrat e fanellave të përcaktohen për secilën ndeshje zyrtare, duke mos i lënë mundësi Portugalisë që ta mbajë numrin 7 jashtë përdorimit.

Madje, ish-futbollisti portugez Paulo Futre kishte propozuar që ky numër të tërhiqej në shenjë respekti për Ronaldon, por një gjë e tillë nuk lejohet nga rregullat ndërkombëtare.

Kështu, fanella me numrin 7 do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares portugeze, ndonëse për tifozët dhe historinë e futbollit ajo do të mbetet e lidhur ngushtë me Cristiano Ronaldon.

Të ngjashme

Të fundit