Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ka shprehur emocionin e tij për ndeshjen e sontme kundër Zvicrës që përfundoi 1:1.
Emocionin më të madh ia ka dhënë numri i madh i shqiptarëve që ishin të pranishëm në stadium.
“Ishte hera e parë që luajta. Shqiptarët ishin më shumë në fushë dhe jashtë saj fushës”, është shprehur Bekaj, njofton KlanKosova.tv.
Sa i përket moskualifikimit në EURO 2024, Bekaj ka thënë se Kombëtares së Kosovës i mungon vetëm përvoja.
“Besoj që sezonin tjetër me një freskim më të mirë… Përvoja na duhet dhe kur ta fitojmë atë dhe të kualifikohemi shpejt në Evropian”.