Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka marrë një vendim të rëndësishëm para ndeshjes së sontme ndaj Austrisë, duke lënë jashtë listës së futbollistëve të gatshëm për këtë përballje tre lojtarë që ishin titullarë në barazimin 0:0 ndaj Izraelit.
Bëhet fjalë për Milot Avdylin, Dion Kacurin dhe Muharrem Jasharin, të cilët nuk figurojnë në listën zyrtare të Kosovës për sfidën ndaj Austrisë.
Të tre futbollistët e nisën nga minuta e parë ndeshjen e zhvilluar në Debrecen ndaj Izraelit.
Kacuri dhe Avdyli ishin pjesë e ndryshimeve të mëdha që Foda kishte bërë në formacion, ndërsa edhe Muharrem Jashari mori rol titullari në atë përballje.






