Fushë Kosova është rritur me 83.6 për qind ndërmjet regjistrimeve 2011 dhe 2024.
Sipas raportit të ASK-së, komuna në vitin 2024 numëron 63,949 banorë në një sipërfaqe prej 84 km², me dendësi prej 760 banorësh për km².
Rritja është e shpërndarë në të gjitha grupmoshat. Popullsia 0–14 vjeç është rritur 65%, ajo 15–24 vjeç 52%, ndërsa grupmosha 25–64 vjeç është rritur 101%. Edhe grupmoshat më të vjetra janë shtuar ndjeshëm: 65–79 vjeç me 128% dhe 80+ me 139%.
Fushë Kosova është kryesisht urbane: 79.6% e banorëve jetojnë në zonë urbane.







