Policia e Kosovës, ka njoftuar se po zbaton plan veprimin me fokus të trotinetet elektronik, si angazhim për garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve.
Në njoftim shtohet se, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke informuar personat që qarkullonin me trotinete elektrike dhe biçikleta në sheshe se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar me sinjalizim rrugor.
‘’ Ndërsa, për kundërvajtësit që nuk kanë respektuar dispozitat ligjore, janë ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ndaj shtatë (7) drejtuesve të trotineteve elektrike janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh. Po ashtu, trotinetet elektrike u janë sekuestruar’’, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Prishtinë, 09 korrik 2026 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, është duke zbatuar plan veprimin me fokus te trotinetet elektrik.
Gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke informuar personat që qarkullonin me trotinete elektrike dhe biçikleta në sheshe se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar me sinjalizim rrugor.
Ndërsa, për kundërvajtësit që nuk kanë respektuar dispozitat ligjore, janë ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ndaj shtatë (7) drejtuesve të trotineteve elektrike janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh. Po ashtu, trotinetet elektrike u janë sekuestruar.
Kontrollet dhe aktivitetet vetëdijësuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ndaj çdo shkelësi do të ndërmerren masat e parapara me ligj.






