12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Policia në Gjilan realizon operacion policor nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘pastrim i parave’

- Advertisement -

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me saktësisht nga Sektori për Hetime Financiare, sot më 24.11.2022 në Gjilan kanë zhvilluar operacionin e kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën penale ,,pastrimi i parave “ të cilën i dyshuari dyshohet ta ketë konsumuar gjatë periudhës kohore – tetor 2022. Kontrolli është realizuar duke u bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I dyshuari përmes rrjetit social ,, Tik-Tok “ ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jene përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme.
Gjatë kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular.
I dyshuari nuk është hasur në shtëpi, dyshohet të jete në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës .

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit