Policia konfirmon arrestimin e personit të dyshuar lidhur ‘vrasjen e rëndë’ në Gjilan

- Advertisement -

Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë.

Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete, njofton Policia.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësinë e personit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjetë e pesë vjeçar), i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si ‘vrasje e rëndë’

Me vendim të prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe në koordinim me Prokurorinë, mbesin të përkushtuar në hetimin dhe trajtimin profesional të rastit.

Të ngjashme

Të fundit