Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”

- Advertisement -

Policia ka bërë sot ekstradimin nga Zvicra për në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”.

Sipas njoftimit, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe autoritetet zvicerane.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Dhunim’ dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në këtë njoftim transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Policia ka sqaruar se ekstradimi është kryer në përputhje me ligjet në fuqi dhe në bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre zvicerane. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësisë policore nga rajoni kompetent, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.”, thuhet tutje transmeton Klankosova.tv.

Në fund, Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin ndërkombëtar për luftimin e krimit.

“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Të ngjashme

Të fundit