19.9 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Policia arreston të dyshuarin për ’keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’

- Advertisement -

Policia e Kosovës, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, ka ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për kryerjen e veprës penale nga neni 232 ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informacioneve se në rrjetin social Facebook, nga një person i dyshuar, është shpërndarë tek disa persona të tjerë një video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, ka filluar hetimet, ku si rezultat është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar.

Lidhur me rastin është sekuestruar një telefon celular dhe po ashtu është intervistuar personi i dyshuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit