12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Polici në Suharekë plagoset me thikë në kokë

- Advertisement -

Një polic u plagos me thikë pasi u sulmua nga një burrë tjetër teksa ishte duke intervenuar në një rast të dhunës në familje në fshatin Samadrexhë të Suharekës.

Zyrtari policor ka pësuar lëndime në regjionin e kokës.

Polici është jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, me datë 10 janar 2022, rreth orë 10:50 policia në Suharekë është informuar për një rast dhunë në familje në fshatin Samadraxhë- Suharekë. Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policor më një mjet të prehtë thike që për pasojë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës”, ka njoftuar policia.

Bëhet e ditur se zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes më pastaj duke u dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Mjeku kujdestar ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë.

I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“I dyshimit B.K i lindur ne vitin 1981 është arrestuar nga policia, i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të larte pasi i njëjti një rast të lëndimit të personit zyrtarë e kishte kryer edhe më herët. Ne lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit