28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Pochettino nuk përjashton mundësinë e rikthimit tek Tottenham

- Advertisement -

Mauricio Pochettino pavarësisht se ka marrë detyrën në Chelsea, nuk përjashton mundësinë e menaxhimit të Tottenham përsëri.

Lidhur me këtë zhvillim duke u përgjigjur me “Pse jo?”, Pochetino ka shtuar mes tjerash se ”Kush e di? nuk i dihet se çfarë do të ndodhë nesër”, transmeton klankosova.tv.

Pochettino u shpreh, se tani në moshën 51-vjeçare, mendon ta shijojë më shumë të sotmen dhe nuk po e sheh shumë të ardhmen.

”Por pse jo? Një ditë më parë, një djalë më kërkoi që të kthehesha në Argjentinë për të menaxhuar Newell’s Old Boys, sepse do të ishte një mënyrë emocionale për t’i dhënë fund karrierës”.

”Shpresoj se mund të qëndroj këtu deri sa të vdes! 20 apo 25 vjet, por nuk i dihet kurrë në futboll”.

“Nëse nuk jam duke punuar, ndoshta nëse më duan një ditë, atëherë pse jo?”

Pochettino nuk pati as rastin të thoshte lamtumirë kur u shkarkua nga Spurs në nëntor 2019.

Ai pranon se i duhet kohë për të rritur dashurinë e tij për Chelsean.

”Pas katër muajsh? Nuk mund të gënjej. Shpresoj se mund të arrijmë në të njëjtin nivel që kisha në Tottenham – sepse atëherë kjo do të thotë se ne jemi shumë mirë këtu”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit