28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Po vjen një film për Madonnan, zbulohet se kush do ta luajë yllin e muzikës pop

- Advertisement -

Në vitin tjetër fillojnë xhirimet e një filmi për yllin e muzikës pop, Madonna.

Si regjisore dhe bashkë-skenare, këngëtarja punoi për vite me radhë për filmin, i cili u shpall për herë të parë në vitin 2020, por ajo i shtyu xhirimet për shkak të turneut.

Tashmë mediat britanike po shkruajnë se ylli ka zgjedhur edhe një aktore për ta portretizuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julia Garner (@juliagarnerofficial)

 

Po flasim për Julia Garner, e njohur më së shumti për rolin e saj si Ruth Langmore në serialin dramatik të krimit të Netflix “Ozark”.

Aktorja fituese e çmimeve u përfshi për herë të parë në projekt në vitin 2022, pasi iu nënshtrua një audicioni rraskapitës 11-orësh.

Ndër aktoret që ishin kandidate për këtë rol janë Sydney Sweeney, Florence Pugh dhe Emma Laird.

Madonna përfundoi performancën në Brazil muajin e kaluar dhe tani po fokusohet në xhirimet e një filmi biografik.

“Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika më ka mbajtur gjallë. Ka kaq shumë histori të pathëna dhe frymëzuese, kush më mirë t’i tregojë ato sesa unë”, shtoi ajo.

Bëhet e ditur se Madonna është duke punuar me Universal Pictures, pasi vitin e kaluar ata njoftuan lajmin për shtyrjen e xhirimeve për shkak të turneut të saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit