Një dokument i pranuar si provë materiale për të cilën po pyetet ish-komandanti i UÇK’së, Nuredin Ibishi si dëshmitari i 97-të në Gjykatën Speciale nga Prokuroria e Specializuar, është identifikuar si i autoriteteve serbe.
Ibishi në dëshminë e tij ka thënë se ajo është sekuestruar më herët e tash është deponuar si provë pranë Speciales.
“Në fillim, ne e kemi diskutu edhe ditën kur patëm këto përgatitje e lëxime të deklaratave që ishte edhe të dhënat në gjuhën serbe edhe në cirilikë, që tregon se këto dokumente janë gjetur apo konfiskuar edhe tash po përdoren si dëshmi nga pala serbe”, ka deklaruar Ibishi.