Pllakë përkujtimore për viktimat e aksidentit të 2021-tës në Slavonski Brod

- Advertisement -

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka njoftuar se më 23 korrik 2026, me fillim nga ora 10:30, në Slavonski Brod do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të 25 korrikut 2021.

 

 

“Ceremonia do të zhvillohet në shenjë nderimi dhe kujtimi të përhershëm për viktimat e kësaj tragjedie, duke përçuar njëkohësisht mesazhin e respektit, solidaritetit dhe kujtesës institucionale”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Në ngjarje do të marrin pjesë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, përfaqësues të autoriteteve lokale të Slavonski Brodit, përfaqësues të Prefekturës Brod-Posavinë dhe përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Kroaci.

Të ngjashme

Të fundit