Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, banorët e rrugës “Xhemajl Berisha”, rrugës “Muharrem Berisha” dhe një pjesë e Velanisë janë pa ujë.
“Ekipet janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e Kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”.






