24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Pieter Feith: Vuçiq mund ta ketë humbur kontrollin, jemi në një situatë shumë të keqe

- Advertisement -

Ish-përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, tha se shpreson se autoritetet në Serbi do të ‘shtypin’ elementet e armatosura në veriun e Kosovës dhe do t’i dënojnë ata sipas ligjeve në fuqi.

Ai tha se ka shenja për një mbështetje qoftë të heshtur ose aktive të autoriteteve serbe për sulmin në veriun e Kosovës, por nënvizoi se hetimet ende janë duke u zhvilluar.

Në një bisedë me RTV21, Pieter Feith, tha se nëse presidenti Vuçiq ka humbur kontrollin mbi elementet e armatosur në veriun e Kosovës kjo e bën situatën edhe më të keqe, meqë mund të sabotohet rezultati i bisedimeve.

Feith kundërshtoi përfshirjen e më shumë forcave ushtarake në veriun e Kosovës, duke thënë se i takon policisë së Kosovës që të merret me paqëndrueshmërinë dhe me elementet e armatosur në veri.

Pieter Feith i bëri thirrje kryeministrit Kurti, që të mos e rrezikojë miqësinë dhe mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së dhe të mos e përhapë narracionin e luftë dhe katastrofës por të ecë, siç tha, përpara një narrative më pozitive, drejt pajtimit dhe rifillimit të dialogut.

Ai tha se dialogu duhet të rifillojë menjëherë dhe të dyja vendet të përgatiten për anëtarësim në BE.

Fieth kërkoi themelimin e Asociacionit në Komunave me shumicë serbe, bazuar në ligjet e Kosovës dhe njëkohësisht kërkoi nga Serbia që të pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare përfshirë OKB-në.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit