9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Petkoviq i reagon Bislimit: Kosova po e vret dialogun

- Advertisement -

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Prishtina po e vret dialogun dhe se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka refuzuar të diskutojë të gjitha temat të mërkurën në Bruksel.

Kështu ka reaguar ndaj deklaratës së Bilsimit i ciki ka thënë se ekipi serb e ka refuzuar marrëveshjen bazëë në tërësi, si dhe zbatimin e pjesëve të veçanta të saja.

“Dje në Bruksel Bislimi refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare e quajti inekzistente, Elektroseverin e quajti kompani jonormale, hodhi poshtë draft Statutin e BE-së për Asociacionin dhe të gjitha këto i tha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po vret dialogun!”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social X, shkruan Tanjug.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit