13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Petar Petkoviq thotë se do të mbajë takim me zyrtarë të NATO-s: Do të flasim për urën

- Advertisement -

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka pretenduar se delegacioni i Kosovës refuzoi të marrë pjesë në takimin trepalësh gjatë ditës së sotme në Bruksel.

Sipas “Kossev”, ai citohet të ketë thënë:

“Ai refuzoi t’i takojë përfaqësuesit e Beogradit, sepse ne insistuam në tema si Asociacioni, shërbimet postare dhe çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit”.

Petkoviq ka pretenduar se sot do ta ketë një takim me përfaqësues të NATO-s në Bruksel, me të cilët, sipas tij “do të flasin për urën”.

“Ne do të flasim për çështjen e urës, por nga prizmi i sigurisë, ekzistojnë të gjitha rreziqet nëse Kurti fillon ta hapë urën në mënyrë të njëanshme. Kjo është e pamundur sepse NATO është e pranishme në atë urë dhe prandaj është e rëndësishme të bisedohet me ta”.

“Në pjesën ligjore kërkojmë respektimin e marrëveshjes, insistojmë te demarkacioni në zonën e Suhodoll si parakusht për hapjen e urës.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit