22.4 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Përsëri një italian në krye të KFOR-it

- Advertisement -

Komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë do ta marrë një italian. Ai do jetë gjeneralmajor Enrico Barduani.

Si komandant i KFOR-it, Barduani do të shërbejë nga 11 tetori i këtij viti, transmeton albanianpost.

Në këtë pozitë, ai do ta zëvendësojë gjeneralmajorin turk, Ozkan Ulutas, të cilit i përfundon mandati më 11 tetor, një vit pasi e mori.

Lajmi se Barduani do të emërohet komandat i KFOR-it e bëri të ditur NATO, përmes një komunikate për media pas vizitës që Ulutas pati në selinë e Aleancës në Bruksel.

Ulutas u takua të mërkurën në selinë e NATO-s me ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës, ku i ka njoftuar me situatën e sigurisë në Kosovë.

Enrico Barduani nuk është italiani i vetëm që merr komandën e KFOR-it.

Para tij kishte qenë edhe gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia, i cili kishte shërbyer deri në vitin 2023, pasi që ishte pasur nga Ulutas.

Gjatë kohës kur Ristuccia-s e kishte komandën e KFOR-it, në Veri të Kosovës kishte pasur tensione më shumë se kurrë më parë.

Fillimisht me protestat e serbëve lokalë në maj të vitit të kaluar, si pasojë e të cilave kishin mbetur të vrarë dhjetëra ushtarë të KFOR-it, kryesisht italianë dhe hungarezë.

Kulmi kishte qenë më 24 shtator të 2023-së, kur një grup paramilitarësh serbë të prirë nga Milan Radojiçiç, kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, KFOR-i kishte shtuar trupat në radhët e saj për të mos lejuar asnjë befasi që mund të shkaktonte destabilitet në vend dhe jo vetëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit