Përfundon kampi treditor i Kombëtares U17 (vajzat), i organizuar me talentet e Diasporës

- Advertisement -

Ka përfunduar me sukses kampi treditor i Kombëtares U17 (vajzat), i organizuar me talentet e Diasporës.

🔸 Gjatë tri ditëve të grumbullimit, 29 futbolliste të gjeneratave 2010, 2011 dhe 2012 zhvilluan seanca stërvitore intensive nën drejtimin e përzgjedhëses Sanije Krasniqi dhe stafit të saj.

🔸 Kampi u mbyll me një ndeshje kontrolluese ndërmjet futbollisteve të grumbulluara, ku ato demonstruan talentin, përkushtimin dhe progresin e treguar gjatë këtyre ditëve. Ky takim i shërbeu stafit teknik për të bërë vlerësimin përfundimtar të secilës lojtare.

🔸 Futbollistet që u dalluan me paraqitjet e tyre do të vazhdojnë të jenë pjesë e planeve të Kombëtareve të grupmoshave U15 dhe U17, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt fanellës dardane.

Të ngjashme

Të fundit