Policia bën me dije se protestat e mbajtura sot në dy lokacione në veri të Mitrovicës, kanë përfunduar të qeta.
Sipas njoftimit, policia thotë se ndonëse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njej të drejtën e qytetarëve për shprehen e lirë përmes tubimeve e protestave tq qeta.
Tutje bëhet e ditur se protestuesit janë shpërndarë rreth orës 08:45 ndërkaq policia ka vazhduar me detyrat e rregullta.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave.
Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente.
Rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.