Osmani në takime me dy presidentë shtetesh që Serbia pretendonte se i kishin tërhequr njohjet

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje nga takimet me presidentin e Sierra Leones dhe atë të Palau-t, gjatë qëndrimit të saj në New York javën e kaluar.

Krahas imazheve, Osmani ka thënë se bëhet fjalë për dy shtete për të cilat Serbia pretendonte se e kishin tërhequr njohjen e Kosovës.

“Me presidentin e Sierra Leones dhe me presidentin e Palau-t, javën që shkoi në New York. Të dyja shtetet për të cilat Serbia pretendonte se e kishin tërhequr njohjen e Kosovës”, ka njoftuar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit