Blerim Gashi: Deklarata për UÇK-në është gjëja më e vogël që mund të bëjmë

- Advertisement -

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Para fillimit të seancës, deputeti i VV-së, Blerim Gashi, ka deklaruar se miratimi i kësaj deklarate është një veprim i rëndësishëm në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ushtri çlirimtare dhe kjo deklaratë është gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë si përfaqësues të popullit. Lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së këtu duhet ta ketë fillimin, në shtëpinë e popullit, përmes zërit tonë dhe asaj që ne mund të japim si kontribut, që të rregullohet padrejtësia e madhe që është bërë ndaj çlirimtarëve tanë”, tha Gashi.

Të ngjashme

Të fundit