Përfundoi me sukses kampi veror i talenteve nga Diaspora!

- Advertisement -

Sot u mbyll edhe kampi treditor i gjeneratës 2011 i Kombëtares U17 i organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të projektit për identifikimin dhe vlerësimin e talenteve nga Diaspora. Gjatë 10 ditëve të kaluara në kuadër të këtij projekti patëm kënaqësinë të mirëpresim 135 futbollistë dhe futbolliste nga diaspora.

📊 Kampi në shifra:
👧 Vajza – 29 lojtare
🔹 Gjeneratat 2010, 2011, 2012

👦 Djem – 106 lojtarë
🔹 Gjenerata 2012 – 26 lojtarë
🔹 Gjenerata 2011 – 43 lojtarë
🔹 Gjenerata 2010 – 37 lojtarë

⚽ Qëllimi i këtij projekti ishte identifikimi i talenteve dhe forcimi i lidhjes së tyre me Kosovën. Përveç vlerësimit të cilësive në futboll, kampi u ofroi pjesëmarrësve mundësinë të njihen më nga afër me ambientin, kushtet dhe zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

🔜 Në muajin gusht do të organizohet kampi i radhës.

#Talentet #FFK #Kosova #Diaspora

Të ngjashme

Të fundit