Agim Ademi drekon me talentin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq në Prizren

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim miqësor me futbollistin e ri kosovar Arijon Ibrahimović në Prizren.

Ademi e vlerësoi Ibrahimoviqin si një nga talentet më të mëdhenj kosovarë të futbollit evropian, duke theksuar se, përveç cilësive të tij sportive, ai shquhet edhe për edukatën, modestinë dhe krenarinë për prejardhjen e tij.
Presidenti i FFK-së i uroi Arijonit suksese të mëtejshme në karrierë, duke shprehur bindjen se e ardhmja do t’i sjellë arritje të mëdha. Njëkohësisht, ai falënderoi edhe familjen e futbollistit për kultivimin e dashurisë ndaj atdheut dhe vlerave të Kosovës. 🇽🇰

Postimi i plotë:

Në Prizrenin e bukur, sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovar të futbollit evropian, yllin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq.

Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë.

I uroj nga zemra shumë suksese në karrierë dhe jam i bindur se e ardhmja i rezervon atij arritje të mëdha.

Një falënderim i veçantë edhe për familjen e tij, e cila i ka kultivuar dashurinë për atdheun dhe vlerat e Kosovës.

#MeFutbollitPërKosovën 🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit