Përfshinë në fushatë një vajzë të mitur në fushatë, Gjykata Supreme konfirmon dënimin e Vetëvendosjes nga PZAP-ja

- Advertisement -

Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-së që gjobit Lëvizjen Vetëvendosje me 5.100 euro për përfshirjen e një të miture në fushatë zgjedhore.

Kolegji i Gjykatës e refuzoi si të pabazuar ankesën e LVV-së kundër vendimit të PZAP-së.

Rasti lidhet me një tubim zgjedhor në Vushtrri, ku një vajzë 10-vjeçare recitoi në skenë e veshur me simbole të partisë.

Gjykata vlerësoi se “asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën 15-vjeçare në fushatën zgjedhore”.

Sipas Supremes, nuk ka rëndësi nëse iniciativa erdhi nga vetë e mitura apo nga organizatori.

“Organizatori i aktivitetit ka lejuar pjesëmarrjen aktive të një fëmije”, theksohet në vendim, duke lënë në fuqi gjobën e shqiptuar nga PZAP-ja.

Të ngjashme

Të fundit