Qeveria ende nuk i ka ekzekutuar pagesat për subvencionimin e materialeve shkollore, ndërsa Ministria e Arsimit deri të mërkurën nuk kishte përmbyllur marrëveshjen me shtëpitë botuese për çmimet e teksteve.
Ministri në detyrë i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se negociatat janë në fazën përfundimtare dhe se synohet që marrëveshja të përmbyllet brenda ditës, në mënyrë që pagesat për prindërit të nisin menjëherë.
Megjithatë, deri në këtë fazë nuk është përcaktuar as shuma përfundimtare e subvencionimit, pasi ajo varet nga çmimet që do të dakordohen me shtëpitë botuese.
MASH-i kishte kërkuar nga prindërit që të mos i blinin librat për katër ditë, pasi tekstet tashmë ishin shpërndarë nëpër pikat e shitjes. Çeku ka thënë se dalja e librave në treg para përcaktimit të çmimeve dhe vlerës së subvencionit përbën shkelje ligjore.
Por, një njohës i arsimit, Argjend Osmani, e sheh me shqetësim mënyrën se si është menaxhuar procesi.






