Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhuiku, ka dalë në konferencë për media pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.
AI ka thënë se kanë folur për emra konkretë, por nuk mund të flasin sot për këtë.
Abdixhiku ka shtuar se do të takohen sërish për të zgjedhur Presidentin/e e ri.
“Pas dakordimit rreth parimeve për Presidentin apo presidenten, sot kemi vazhduar me diskutime rreth emrave konkretë. Në tërësinë e emrave të prezantuar, mund të them që gjithë emrat janë brenda parimeve të dakorduara. Mundt të thëm që ky është një hap përpara, për shakk të ndjesisë ju lus për mirëkuptim, por do të takohemi sërish për të zgjedhur Presidentin/e e ri të Kosovës”, ka thënë ai.






