12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

“Për shkak të kërkesave për pastrime politike dhash dorëheqje” – Anëtari i bordit të Infrakos thotë se u kërcënua tri herë me shkarkim

- Advertisement -

Lulzim Beqiri, anëtar i bordit të ndërmarrjes Publike “Infrakos Sh.A”, ka dhënë dorëhejq nga kjo pozitë, tash e një muaj.

Ai ka njoftuar se ka dhënë dorëheje pas kërkesave të vazhdueshme për siç thotë ai “pastrime” politike brenda ndërmarrjes.

Siç njofton Beqiri përmes një statusi në Facebook, vendimin për dorëheqje e mori pasi tri herë radhazi ishte kërcënuar me shkarkim, por që thotë se refuzoi për ta shkelur “dinjitetin e tjetrit”.

Njoftimi i plotë i Beqirit:

Po bëhen më shumë se një muaj që kam dhënë dorëheqje nga pozita Anëtar Bordi në Ndërmarrjen Publike INFRAKOS Sh.A.

Jam emëruar me 10 mars nga qeveria Kurti 2, dhe pas 5 muajsh si rezultat i kërkesave të vazhdueshme për “pastrime” politike brenda ndërmarrjes kam dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit.

Pas tri kërcënimeve për shkarkim më në fund vendosa të lë Infrakosin.

Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare.

Kosovës i duhen njerëz që refuzojnë presionin, shantazhin e nëpërkëmbjen, që luftojnë krimin e organizuar, nepotizmin, ryshfetin, e mbi të gjitha që e duan fort Kosovën pa interesa personale e partiake.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit