Nicolas Pepe ka zbuluar se ai kishte një “neveri për futbollin” gjatë kohës së tij në Arsenal – për shkak të presionit të çmimit të tij prej 72 milionë funtesh.
Anësori i Fildishtë ishte nënshkrimi rekord i Arsenalit në vitin 2019, por sulmuesi ka pohuar se “anëtarë të caktuar të klubit” kontribuan në një “valë kritikash”.
Pepe iu ndërpre kontrata me Arsenalin në shtator të 2023-ës dhe tani është sërish agjent i lirë pas një sezoni në skuadrën turke Trabzonspor.
“Ka qenë thuajse ngacmim. Nuk i shikoj shumë rrjetet sociale, por nëse vëllai më thoshte ‘kështu kanë thënë për ty’, do të më prekte në mënyrë të pandërgjegjshme”, tha Pepe.
“Kjo ka ardhur edhe nga mediat apo nga anëtarë të caktuar të klubit. Ata nuk e kuptojnë se mund të ndikojë në gjendjen mendore, familjen dhe ndikon në performancën. Të vetmit njerëz që më kanë mbështetur gjithmonë janë tifozët e Arsenalit”.
“Në Arsenal kam pësuar një lloj traume, sikur të më ishte hequr pasioni, kisha neveri për futbollin. Dyshova në veten time deri në atë pikë sa mendoja të lija gjithçka”, tha tutje Pepe.