10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Pence: Aktakuza ndaj Trumpit është e paprecedentë

- Advertisement -

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, e ka quajtur aktakuzën e jurisë grand ndaj Donald Trump një “indinjatë”.

“Unë mendoj se padia e paprecedentë e një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara për një çështje financimi të fushatës është një zemërim”, ka thënë ai të enjten mbrëma, duke folur për “CNN”-in gjatë një interviste.

Pence ka thënë se aktakuza duket se “për miliona amerikanë nuk është gjë tjetër veçse një ndjekje penale politike”.

Sipas tij, akuzimi i ish-presidentit është një “dëmtim për vendin”, i cili vetëm do t’i përçajë njerëzit më tutje.

“Unë mendoj se populli amerikan do ta sheh këtë si një shembull më shumë të kriminalizimit të politikës në ShBA”, ka thënë Pence.

Mike Pence, CNN

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit