Peci thotë se gazetarët u ekzaltuan para Kurtit, por ekzaltohet edhe vetë: Partneri më korrekt në jetën time

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka thënë se “kurrë në jetën e tij nuk ka pasur partner më korrekt” se Albin Kurti.

Këto deklarata ai i bëri në një tubim në këtë qytet:

“Të dashur qytetarë, miq e bashkëpunëtorë. Në jetën time kam shumë miq, e kam pasë rastin të kem edhe shumë partner e bashkëpunëtorë. Por partneri e bashkëpunëtori më korrekt në jetën time deri më sot është Albin Kurti”.

Më pas, ai tha se gazetarët që e quanin Kurtin autoritar, u ekzaltuan para tij.

“Në studio televizive ku kam marr pjesë, më tregonin se si Albin Kurtit është autoritar, para disa ditësh disa prej tyre kishin rastin të jenë në një studio me kryeministrin. Nuk e quajtën asnjëherë autrotiar, përkundër u ekzaltuan që e kishin përballë vetë, e qe besa edhe libra i dhuruan”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit