Peci: Po më vjen shumë inati që po i jepen argumente Serbisë për ta quajtur Kosovën “shtet i rremë”

- Advertisement -

Ish-ambasadori, Lulzim Peci, reagoi pas caktimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për nesër në orën 11:00.

Ai në një postim në “Facebook” se deputetët e partive opozitare duhet tani të shkojnë në Kuvend dhe të kërkojnë fillimin e seancës dhe atë të karakterit të jashtëzakonshëm dhe në asnjë mënyre nuk duhet të lejojnë të bëhen pjesëmarrës në rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Deputetët e opozitës tani të shkojnë në Kuvend, të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme. Rrënimi i rendit kushtetues është hap drejt anarkisë dhe zhbërjes së shtetit. Po më vjen shumë inati që po i jepen argumente Serbisë, të tille se çfarë është për ta quajtur Kosovën “shtet i rremë”, dhe si vend që nuk është në gjendje ta qeverisë më veten! Eu ku kemi ardhë! Boll ma!”, shkroi Peci.

Të ngjashme

Të fundit