Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues, duke thënë se veprimet e saj po krijojnë një precedent të rrezikshëm për vendin.
Aleanca ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30, me synimin që të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues.
“Po shprehim kundërshtimin më të madh me atë që po i ndodh sonte demokracisë parlamentare. Është shkelje e rendit kushtetues nga partia që i ka fituar zgjedhjet, e cila me vendimet e saj po vendos një shembull që, pa asnjë dyshim, është rrezik për vendin. Qëllimi ka qenë bartja e fajit te opozita dhe marrja e tri pozitave nga VV-ja. Nuk do të lejojmë që rendi kushtetues të rrezikohet, që Kosova të bëhet parti-shtet






