Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë tubimit të Vetëvendosjes në Mitrovicën Jugore, ka bërë një deklaratë interesante.
Ai ka thënë se në Qeverinë Kurti ka funksionuar buka, pushka dhe diplomacia.
“Në Qeverinë Kurti ka funksionuar buka, pushka dhe diplomacia” – ka thënë Peci.
Më tej, ai ka lavdëruar kryeministrit, Albin Kurti, teksa ka kërkuar përsëri votën.
“Më duhet të them që Mitrovica është amaneti i Isa Boletinit, qytet ku ka lindur roku e lulëzuar sporti, ka marrë epilog me personalitetin që quhet Albin Kurti. Ne si Mitrovicë i kemi 1,001 arsye për ta votuar Albin Kurtin kryeministër” – ka thënë Peci.