Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se emri i Justina Pulës është i pranueshëm.
Ai ka thënë se PDK-ja si kundër-kandidate e vendosin Eliza Hoxhajn.
Hamza doli në konferencë për media bashkë me 22 deputetë.
“Mendoj që është dashur me pasur seriozitet në këtë çështje për situatën që ku ndodhemi”.
“PDK-ja nga kjo konferencë do shkojmë në Kuvend dhe presim me votu ndryshim-ligjin. Çështja tjetër, për PDK-në Justina Shiroka-Pula është një emër i pranueshëm për Presidente, PDK-ja si kundër-kandidate e propozon edhe Eliza Hoxhën”, ka thënë Hamza.





