Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pasi pranoi emrin e Justina Shiroka-Pulës si kandidate për presidente, njoftoi se bashkë me Grupin Parlamentar do të shkojnë në sallën plenare.
Në konferencën për media, Hamza tha se kandidaturën e Shiroka-Pulës e pranojnë vetëm me kushtin që kundërkandidatja e saj të jetë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.






