13.5 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

PDK-ja publikon emrat e familjarëve të pushtetarëve të punësuar në Gjilan

- Advertisement -

Gjatë fushatës zgjedhore, Alban Hyseni si kandidat për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, vazhdimisht kishte premtuar se do t’i japë fund nepotizmit dhe familjarizmit në Gjilan.

Në programin e tij zgjedhor, por edhe në premtimet publike elektorale ai kishte premtuar se përzgjedhja në procesin e rekrutimit do të bëhet sipas meritokracisë e assesi sipas librezës partiake.

“Mirëpo dua t’i shtojë vetëm dy fjali tek çështja e rekrutimit të stafit të ri në shkolla dhe në punësim në përgjithësi. Për neve si Lëvizje Vetëvendosje është jashtëzakonisht e rëndësishme që prej 17 tetorit e tutje të ndalet njëherë e mirë punësimi edhe partiak edhe politik edhe pa kritere edhe pa meritokraci”, kishte thënë Alban Hyseni në një debat televiziv në Kanal10.

Por, premtimet mbetën fjalë në momentin që i fitoi zgjedhjet dhe mori detyrën e kryetarit. Punësimet partiake dhe familjare vazhduan si asnjëherë më parë.

Dega e PDK-së në Gjilan ka publikuar një listë me emrat e familjarëve të të punësuarve në Gjilan dhe më gjerë nga Qeveria e Vetëvendosjes dhe Alban Hysenit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit