“PDK-ja nuk pranon asociacion me kompetenca ekzekutive”

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë  se partia e saj nuk pranon Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Asnjëherë nuk kemi pranuar që me pasë një asociacion me kompetenca ekzekutive, asnjëherë as në 2013, as 2015, as 2021, as 2026, as kurrë hiç”.

“Ne nuk pranojmë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Asociacion me kompetenca ekzekutive, qysh e ka nënshkruar Albin Kurti, kurrë PDK as s’e ka pranuar më 2013, as 2015, as 2019, as 2026, as kurrë hiç”, është shprehur Musliu-Shoshi në emisionin “Click” të RTV21.

Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit, ajo e ka cilësuar si “fatkeqësi të këtij vendi” statusin që, sipas saj, Albin Kurti ia ka garantuar Kishës.

“Statusi që Albin Kurti ia garanton kishës me Marrëveshjen e Ohrit është fatkeqësia e këtij vendi”, ka thënë ajo.

Në fund, Musliu-Shoshi kritikoi edhe qasjen e Kurtit, duke deklaruar: “Ne nuk jemi mjeshtër të propagandës siç është Albin Kurti”.

Të ngjashme

Të fundit