PDK-ja mobilizohet në Mitrovicë, Haxhiu: Më 7 qershor i japim fund krizës

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka thënë se në Shipol dhe Zhabar të Mitrovicës janë pritur ngrohtësisht së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

Sipas Haxhiut, Mitrovica, vendlindja e Kadri Veseli, do t’i prijë fitores së PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se qytetarët kërkojnë ndryshimin që, sipas tij, i nevojitet urgjentisht Kosovës.

Ai përsëriti mesazhin elektoral të partisë: “Stop krizës, ndrysho Kosovën”.

Postimi i plotë:

Në Shipol dhe Zhabar të Mitrovicës u mirëpritëm bashkë me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza.

Vendlindja e kryetarit Kadri Veseli, Mitrovica, do t’i prijë fitores së PDK-së më 7 qershor që ta përjetojë ndryshimin që i duhet Kosovës urgjentisht.

STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!

#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

Të fundit