PDK-ja abstenon për Projektligji për Byronë, Gruda: Në mes të dy leximeve duhet të përmirësohet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë me dije se kjo parti sot do të abstenojë për Ligjin për Byronë.

Në adresimin e tij, ai ka adresuar vërejtjet e tij, duke kërkuar përmirësimin e tij.

Sipas tij, në mes të dy ligjeve duhet të eliminohet dispozitat që janë në shperputhje në mes të dy leximeve.

“Nëse ne i japim shancë Kuvedit që në mes të dy leximeve të organizojë dëgjim publik legjislativ, ne mund t`i adresojmë të gjitha vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të kalojmë bashkë këtë ligj. Para se me ndodh këto PDK-ja do të abstenojë për me i dhënë një shancë që ne mes dy leximeve me e përmirësuar ligjin, me e sjell në përputhje me Kushtetutën, me standardet e Komisionit t Venecias dhe në lexim të dytë me e ratifiku ashtu siç duhet. Nëse vërejtjet nuk adresohet, ne nuk mund të kalojmë këtë ligj, sepse unë jam i bindur që këto dispozita që i përmenda dhe plotë të tjera janë në shpërputhje me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit